Laureta Çeçi, kryetarja e re e grave demokrate të Sarandës

0
203

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë organizoi zgjedhjet për Kryetare në Degën e LDG Sarandë. Kandidate për Kryetare ishin zonjat Brunilda Aliko dhe Laureta Çeçi.

Në përfundim të procesit të votimit dhe numërimit, Komisioni shpalli znj. Laureta Çeçi, Kryetare të LDG Sarandë. Laureta Çeçi vjen nga një familje e nderuar gjirokastrite, e persekutuar nga diktatura dhe e shpronësuar.

Ajo ka studiuar violinë dhe është diplomuar në vitin 1992 në Universitetin e Gjirokastrës për mësuesi me rezultate të larta. Ka qenë e angazhuar qysh në tubimet e para studentore dhe anetare e PD në Gjirokastër.

Pas 3 vitesh emigracion jeton dhe ushtron biznesin e saj privat në Sarandë prej vitit 1997. Anëtare aktive e PD Sarandë në grupseksionin 1.

Lidhja e Gruas i shprehu mirënjohjen znj. Manjola Nikollo, kryetare e PD Sarandë për mbështetjen që i dha organizimit të procesit zgjedhor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here