Presidenti zgjedh skuadrën, nga Zguri tek gazetaret, mësohen emrat e ekipit të Begajt

0
366

Ish kryetari i KQZ-së, Klement Zguri do të jetë këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ky ka qenë një nga emërimet e para që ka bërë kreu i shtetit, i cili po formon skuadrën e tij këshilluese për mandatin e tij 5-vjeçar.

Presidenca ende nuk i ka publikuar përzgjedhjet e Begajt, duke pritur të ngrihet ekipi i plotë.

Por ABC ka mësuar disa prej emrave kyç që do të ndihmojnë kreun e shtetit në ushtrimin e detyrës së tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës do të jetë Florjan Kali.

Ai e ka mbajtur këtë post më herët në ministrinë e Mbrojtjes, ku ka bashkëpunuar me Presidentin e sotëm, kur Begaj drejtonte ushtrinë shqiptare.

Kabinetin e Presidentit do ta drejtojë Eduard Seitaj. Ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Transporteve në kohën e Edmond Haxhinastos.

Valter Ibrahimi do të jetë Këshilltar Diplomatik, një zyrtar me një karrierë të gjatë që është rekrutuar në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992.

Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar i Presidenti.

Begaj ka ftuar edhe dy gazetare për të ndërtuar ekipin e tij të komunikimit. E para është Lira Çanga, e cila 10 vitet e fundit ka punuar në OSBE.

Tjetra, është Alisa Demollari, e cila ka qenë zëdhënëse e disa ministrave në shëndetësi e drejtësi, gjatë qeverisjes Rama-Meta.

Presidenti është duke zhvilluar të tjera rekrutime deri në plotësimin e ekipit të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here