Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar ndërsa bashkëpunëtori i tij, një grek 25-vjeçar është shpallur në kërkim për trafik droge.
Arrestimi i shqiptarit u bë nga efektivët e Policisë së Prokurorisë së Narkotikëve në Nëndrejtorinë e Sigurisë Korfuz.
Në një zonë me bimësi të dendur e shkurre, në qendër të Korfuzit atij ju gjet një sasi e fshehur prej 11 kg e 829 gram kanabis.
Ndaj shqiptarit dhe 25-vjeçarit në kërkim është ngritur një çështje penale për trafik droge.
Gjithashtu, në kontrollet e kryera në shtëpitë e tyre, në banesën e të arrestuarit u gjet dhe u konfiskua një sasi kanabisi e papërpunuar me peshë 50 gram, ndërsa në shtëpinë e të bashkëakuzuarit 25-vjeçar, një sasi kokaine, shkruajnë mediet greke.
Hetimet paraprake u kryen nga Prokuroria e Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurisë Korfuz, ndërsa i arrestuari u dërgua në Prokurorinë e Kundërvajtjes Korfuz.