“Djali i tezes së Ballukut këshilltar i Cenos”, skandali me punësimet nepotike tek Tatimet, reagon PD: Vendet e punës për familjarët ose patronazhistët

0
227

Ish-deputeti Klevis Balliu, shef i Organizimit në Partinë Demokratike në një reagim të bërë së fundmi, pas të dhënave të bëra publike për skandalin me nepotizimin që ndodh në drejtorinë e Tatimeve, me në krye Ceno Klosin.

Referuar të dhënave të publikuara se djali i tezes i zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është punësuar si këshilltar i drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi, Balliu shprehet se këto detaje tregojnë që kjo qeveri nuk i ka vendet e punës për shqiptarët, të cilët masivisht po largohen nga vendi, por për familjarët e qeveritarëve apo patronazhistët.

Postimi i plotë:

Djali i tezes së Ballukut këshilltar i Canos tek Tatimet.

Vendet e punës qartazi janë vetëm për familjarët ose patronazhistët ndërsa për shqiptarët nuk ka vende pune.

Shqiptarët po largohen sepse qeveria dhe zyrtarët e saj kanë marrë peng shtetin për ti shërbyer interesave të tyre personale dhe familjare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here