Sali Berisha thotë se Edi Rama dhe politikat e tij kanë përzënë nga Shqipëria 744 mijë shqiptarë për 7 vjet!
Është e paqartë nga ka dalë kjo shifër që raporton ish kryeministri, megjithatë lexoni më poshtë statusin e tij.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Një ditë që kurrë nuk duhet harruar!
8 gusht 1991 – dita e eksodit biblik të shqiptarëve; largimit nga vendi i tyre për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la pas vetes diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas luftës së dytë botërore.
Sot, ne e kujtojme këtë ditë pasi gjatë viteve 2014-2021, mbi 744 mijë shqiptarë morën rrugët e dheut, të përzënë me vrasje shprese nga regjimi i Edi Ramës. Britania e Madhe deklaroi sot se 44% e emigrantëve nga e gjithë bota, janë nga Shqiperia.
8 gushti është një apel për PD dhe opozitën shqiptare për të bërë gjithçka që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë dhe të mos ikin më nga vendi i tyre! #sb