Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se çmimet e larta, bordet moniste, kosto e lartë e jetesës, mungesa e vendeve të punës, pasiguria publike, largimi masiv i të rinjve, nepotizmi, paligjshmëria e thelluar në çdo sektor, korrupsioni galopant, grabitja e shekullit nëpërmjet “djegësave” ka vetëm një emër Edi Rama.
Sipas Braimllarit kjo politikë klienteliste dhe antikombëtare ka shkatërruar dhe defaktorizuar vendin.
Dhe zgjidhja për këtë vazhdon më tej në status Braimllari është aksioni i Partisë së Lirisë, Revolucioni Antikorrupsion me qëlim kthimin në buxhetin e shtetit parave të grabitur të qytetarëve, kthimin e shpresës dhe të referendumit si e vetmja mundësi ku vullneti i qytetarëve të dominojë mbi politikën.
Statusi i plotë i Braimllarit:
Rilindja mbolli krim dhe varfëri në vend. Gjithëpërfshirja, Revolucioni Antikorrupsion dhe Referendumi janë zgjidhja.
Çmimet e larta, bordet moniste, kosto e lartë e jetesës, mungesa e vendeve të punës, pasiguria publike, largimi masiv i të rinjve, nepotizmi, paligjshmëria e thelluar në çdo sektor, korrupsioni galopant, grabitja e shekullit nëpërmjet “djegësave” ka vetëm një emër Edi Rama.
Kjo politikë klienteliste dhe antikombëtare ka shkatërruar dhe defaktorizuar vendin.
Zgjidhja është aksioni i Partisë së Lirisë Revolucioni Antikorrupsion me qëllim kthimin në buxhetin e shtetit paratë e grabitura të qytetarëve, kthimin e shpresës nëpërmjet hapjes dhe gjithëpërfshirjes dhe referendumin si të vetmen mundësi ku vullneti i qytetarëve të dominojë mbi politikën.