‘Ptu, të dhjefsha statistikat turistike! Na bënë emigrantë në vendin tonë’

0
215

Nga Ylli Manjani.

Çdo ditë ka lajme për grabitje të pasurisë publike, grabitje të fondeve publike, marrje me dhunë të pronës private, vrasje e vetëvrasje që tronditin rendin e sigurinë, statistika emigrantësh shqiptarë, por udhëheqja nxjerr foto me makina turistike dhe grafikë vizitorësh sa në Antalia.

Po mirë more qerrata, ja ta zëmë se ka shumë turistë të huaj, shyqyr që ka, ç’ne gjithë kjo lumturi idiote?!

Pse, turistët vijnë për plazh apo vijnë për të parë nga afër qeverinë tonë?!

Pash Zotin, mos na thoni se turistët e huaj kanë parë hap pas hapi se si e përgatitët këtë sezon turistik!!! Besoj se do na e kurseni këtë nivel fyerjeje.

Lërini more shifrat se nuk krenoheni dot me to, edhe sikur të jenë të vërteta, por bëni detyrën për të cilën paguheni.

Jepni llogari si fillim ç’po i bëni këtij vendi!

Post scriptum: Sapo dola nga kantieri i një kompanie ndërtimi dhe aty mësova se 60% e inxhinierëve të kantierit i ishin futur vendçe gjermanishtes…

Ptu, të dhjefsha statistikat turistike! Na bënë emigrantë në vendin tonë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here