Xhixho: Gjysma e shqiptarëve janë të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social, në Shqipërinë me rrugë të florinjta, ku vetëm një kilometër kushton 20 milionë euro

0
142

Nga Erisa Xhixho

Gjysma e shqiptarëve janë të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social, në Shqipërinë me rrugë të florinjta, ku vetëm një kilometër kushton 20 milionë euro.

? Sipas Eurostat, mbi 46% e popullsisë së Shqipërisë rrezikojnë të bien në kthetrat e varfërisë. Niveli më i lartë në Europë.

? Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth një e treta e popullsisë vuan nga pasiguria ushqimore.

? Sipas FAO-s, rreth 900 mijë njerëz ose rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajnë nga pasiguria ushqimore.

Shqiptarët po jetojnë në mjerim, ndërsa qeveria vazhdon të paguajë me paratë e tyre miliona euro për inceneratorët fantazmë dhe rrugët me kosto marramendëse që çojnë fitimet në xhepat e klientëve të qeverisë.

Kjo qeveri nuk punon asnjë ditë për qytetarët e saj, por vetëm për një grusht njerëzish ku sot është bërë luks blerja e vajit, qumëshit, frutave dhe produkteve të shportës.

Kryeministri që del e propagandon turizimin, të shohë plazhet që janë bosh dhe çmimet e papërballueshme sepse shqiptarët s’kanë mundësi të bëjnë as 1 javë pushime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here