Ilir Meta: Durrësi është viktimë e vjedhjeve të qeverisë përmes ‘investimeve’

0
164

Në një takim me strukturat në qytetin e Durrësit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shtruar disa prej shqetësimeve të qytetarëve aty. Meta deklaroi se Durrësi është viktimë e vjedhjeve përmes investimeve dhe ngriti pyetjen se pse një pjatë peshk në Durrës kushton sot më shtrenjtë se sa në Kosovë.

“Në këtë drejtim, unë ju ftoj të gjithëve ju këtu, të rrisim forcën reaguese shqiptare. Të rrisim kapacitetet investiguese, që duan funksionimin e shtetit ligjor. T’u japim besim dhe forcë të gjithëve që të denoncojnë çdo padrejtësi, falsifikim kudo që ndodh.

Edhe me një vesë të lehtë përmbytet. Jeni dëshmitar se çfarë ndodh, edhe pse janë bërë gjoja investime. Janë bërë investime për të vjedhur dhe jo për të zgjidhur problemet. Durrësi është një viktimë e madhe e këtij abuzimi.

Me këtë potencial të jashtëzakonshëm që ka, me këto resurse si rrallë ndonjë qytet tjetër, është në këtë situatë që është. Pse kushton më shumë një pjatë peshk në Durrës se sa në Kosovë. Sepse kudo, edhe në fushën e peshkimit janë interesat e mbyllura të individëve të caktuar të lidhur me qeverinë dhe personalisht me Edi Ramën të cilët i ndryshojnë ligjet sipas dëshirës së tyre. Bëjnë ndryshime në ligj për të hequr licensat e të tjerëve.”-tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here