Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me raportin e dhimbshëm të Eurostat, i cili ka referuar shifra të dhimbshme për varfërinë në Shqipëri.
‘46 % e popullsisë së Shqipërisë ishte e rriskuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin 2020’, shkruan Çupi në Facebook.
Postimi i plotë:
Drejt greminës sociale?
Eurostat nxjerr shifrat e dhimbshme për varfërinë në Shqipëri!
46 % e popullsisë së Shqipërisë ishte e rriskuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin 2020 .
Të ardhurat e një familje janë përcaktues kyç i standardit të saj të jetesës dhe mund t’i pengojnë njerëzit të marrin pjesë plotësisht në aktivitetet shoqërore.
Për të pasqyruar këto dimensione të dhimbshme të varfërisë ose përjashtimit social, treguesi u matën me një nga tre format e mëposhtme të varfërisë ose përjashtimit social:
– Varfëria e të ardhurave;
-Varfëria e rëndë materiale dhe privimi social;
-Niveli shumë i ulët i vendeve të punës
Të dhënat për tre komponentët merren nga Statistikat e BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC).
Për te tre komponentët sëbashku Shqipëria është vlerësuar me gati gjysmën e popullsisë të rrezikuar nga varfëria.
Propaganda ndërkohë pasurohet