Partizani arrin akordin me sulmuesin e Shkëndijës, synohet dhe 19-vjeçari i rivalëve

0
228

Partizani duket se më në fund ka arritur të hyjë në rrugën e duhur për sa u përket afrimeve dhe lëvizjet e fundit kanë dhënë mjaft fryte. Pas afrimit të Mensahut nga Skënderbeu, të kuqtë janë drejt firmës edhe me dy lojtarë të tjerë, një sulmues dhe një mbrojtës. Shefit Shefiti dhe Marcelino Preka janë dy shënjestrat e Partizanit në merkato, me negociatat që po shkojnë drejt udhës së duhur.

SHEFIT SHEFITI – Sulmuesi anësor është një objektiv i vjetër për Partizanin në këtë verë. Ish-lojtari i Shkëndijës, ku është rritur edhe si lojtar, shihet si një opsion shumë i mirë për të rritur konkurrencën në sulm dhe për t’i dhënë më shumë dinamikë dhe teknikë atij reparti.

Të kuqtë kanë pasur një takim me Shefitin rreth një muaj më parë, por 24-vjeçari i pati lënë në pritje për shkak se synonte transferimin në Kroaci. Gjithsesi, duket se kjo pistë ka rënë poshtë për tetovarin dhe Partizani është kthyer në opsionin e parë për të.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ditën e djeshme lojtari ka pasur një takim me përfaqësues të Partizanit dhe ka një akord paraprak mes palëve.

Kështu, ky transferimpo shkon drejt mbylljes me sukses, me Partizanin, që siguron një lojtar shumë të mirë, i cili mund të luajë në të tria pozicionet e sulmit. Shefiti vjet ishte pjesë e Renovës në Maqedoninë e Veriut dhe shënoi 6 gola në ndeshjet e kampionatit.

shefiti

MARCELINO PREKA – 19-vjeçari u përball me Partizanin vetëm disa ditë më parë dhe ka arritur të bjerë menjëherë në sy për mirë.

Gazeta konfirmon se drejtuesit e kuq e kanë pëlqyer shumë qendërmbrojtësin dhe e shohin si një alternativë për difensivën.

Shkodrani ka kontratë me Bylisin, por marrëdhënia e mirë mes klubeve mund të shtyjë palët drejt një marrëveshjeje të shpejtë, kundrejt një shume të arsyeshme për të dy klubet. Preka ishte titullar te Bylisi vjet dhe nëse vjen te të kuqtë, është një alternativë më shumë për difensivën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here