Çfarë do të thotë për ‘BH’/ Begaj merr ‘leje’ nga Rama të vizitojë Kosovën

0
216

Presidenti i zgjedhur nga Edi Rama për të qenë ‘noteri’ i tij, deri me tani duket se nuk po zhgënjen në pritshmëritë që ka Rama ndaj tij.

Kur të gjithë dënuan sulmin e bandave të Aleksandër Vuçiçit kundër policisë së Kosovës në veri, ashtu si Rama, vetëm presidenti Bajram Begaj heshti.

Edhe në fjalimin e parë si President, Begaj nuk e përmendi Kosovën në asnjë rresht duke acaruar jo pak mediat në Prishtinë.

Gjithsesi, Presidenti i zgjedhur nga Rama ka vendosur që vizitën e parë si president ta bëjë në Kosovë.

Por prova e tij nëse kjo vizitë është e ndjerë prej tij apo me leje të Edi Ramës, do kuptohet shumë shpejt.

Kjo nga qëndrimi që do të mbajë në Kosovë presidenti Bajram Bega për Ballkanin e Hapur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here