Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Beratit, Admir Bejo po transportohet drejt Spitalit Ushtarak.
Ai ka marrë një plumb, të cilin mjekët e spitalit në Berat nuk kanë mundur që t’ja heqin, për këtë arsye Bejo është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.
Aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën.
Kujtojmë se Admir Bejo, 45-vjeç, u gjet i plagosur me armë në një rrugë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë.
Ai u gjet nga kalimtarë të rastit të cilët e transportuan drejt spitalit.