Nga Ilir Meta
??️?? Me hidhërim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të kineastit dhe regjisorit të filmit të parë artistik në historinë e kinematografisë shqiptare, “Nderit të Kombit”, Kristaq Dhamo.
Mjeshtërisht ai la trashëgim shumë filma me vlera të mëdha artistike dhe karaktere të ndërtuara bukur, me të cilat kinematografia jonë është përfaqësuar denjësisht ndërkombëtarisht. Por në veçanti ai do të kujtohet me mirënjohje për meritat e mëdha si udhëheqës artistik i Kinostudios ‘Shqipëria e Re’ dhe si pedagog i një plejade regjisorësh të rinj të cilët sot ia dedikojnë pikërisht atij profesionin.
Falë talentit dhe punës plot pasion, megjithëse krijoi në një regjim plot kufizime, Kristaq Dhamo arriti të jepte mesazhe të përjetshme frymëzuese, njerëzore dhe sociale, përtej fasadave të rreme ideologjike, duke lënë pas vepra të çmuara dhe një kontribut të paharruar për kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.
Ngushëllime të sinqerta familjes Dhamo, kolegëve dhe artdashësve për këtë humbje të madhe!