“Na futën nga Belgjika me kamion”, dy 26-vjeçarë shqiptarë kapen në shtëpinë e braktisur duke rritur bimë kanabisi: U detyruam, trafikantët do na vrisnin! (EMRAT)

0
178

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia britanike teksa kujdeseshin për bimët e kanabisit me vlerë 52,000 paund në një banesë në Blackpool.

Sipas mediave britanike, Francesk Markaj dhe Arbri Dervishi, të dy nga 26 vjeç, janë detyruar të punonin në fermën e kanabisit, pasi trafikantët që i ndihmuan të hynin në ishull, i kërcënuan se do t’i vrisnin.

Ata u gjetën në një banesë të braktisur në Central Drive në fillim të këtij viti dhe u arrestuan. Gjykata e Lartë në Preston këtë javë mësoi se burrat ishin futur kontrabandë në vend me një kamion dhe më pas u detyruan të punonin në fermë për të paguar një borxh ndaj një grupi të krimit të organizuar, i cili organizoi që ata të niseshin nga Belgjika.

Daniel Harman, që përfaqësonte Markajn, tha se niveli i shfrytëzimit ishte i tillë që nëse burrat do të vdisnin në banesën e pasigurt, bandës “nuk do t’i interesonte”. Dervishi shpreson të qëndrojë në vend tani që ai është liruar nga trafikantët dhe dëshiron të aplikojë për të qëndruar legalisht.

Gjykata dëgjoi se policia mori pjesë në aksionin në banesën në Central Drive më 23 mars dhe u lejua të hynte nga Dervishi. Një oficer vuri re një tel që kalonte nga njehsori elektrik në banesë dhe arrestoi Dervishin me dyshimin se vidhte energji elektrike.

Një oficer i dytë u ngjit lart dhe gjeti Markajn në një dhomë gjumi si dhe bimë kanabisi të përhapura nëpër dhoma të ndryshme. Në total, 105 bimë u shkatërruan me një rendiment të mundshëm prej 4.2 kg, të cilat kishin një vlerë me shumicë midis 12 mijë-32 mijë £ dhe një vlerë në rrugë prej 52 mijë £.

Duke mbrojtur Dervishin, Tom Lord tha se klienti i tij ishte shfrytëzuar nga kriminelët që organizuan transportin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ashtu si shumë të rinj tani, veçanërisht nga Shqipëria, ai hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, por jo tërësisht me vullnetin e tij të lirë. Ai është një emigrant ekonomik, ai ishte fillimisht në Itali për tre vjet dhe nëpërmjet një kamioni nga Belgjika, hyri në Britani”, tha avokati i tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here