Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka komentuar investigimet e medieve angleze në lidhje me emigrimin e të rinjve shqiptarë drejt ishullit.
Salianji është edhe njëri nga personazhet që ka folur për ‘The Sun’ në lidhje me problemet e të rinjve shqiptarë dhe emigrimin e tyre.
Pavarësisht shqetësimit masiv të institucioneve dhe mediave në Britani, qeveria shqiptare nuk bën asnjë reagim publik, asnjë informacion’, shkruan deputeti Ervin Salianji në Facebook.
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:
Qeveria, turpi i Shqipërisë nëpër botë!
Përveç qeverisë të gjithë janë të shqetësuar për emigracionin masiv, shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve!
Sipas raporteve zyrtare të qeverisë Britanike, katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë ilegalisht kufirin në Angli janë shqiptarë!
Pavarësisht shqetësimit masiv të institucioneve dhe mediave në Britani, qeveria shqiptare nuk bën asnjë reagim publik, asnjë informacion, asnjë mesazh sensibilizues, aq më pak asnjë masë apo veprim për të parandaluar jo vetëm emigrimin, por dhe riskun serioz për kthimin e emigrantëve në pre të rrjeteve te krimit të organizuar!