Një person është gjetur i mbytur në fshatin Lanabregas. Bëhet me dije se është gjetur i pajetë një burrë rreth 50 vjeç, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
“Më datë 14.08.2022, në liqenin e fshatit Lanabregas, është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”njofton policia.