Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë në orën 19.00 takim me temë: “Edukimi në Rrezik”.
Do të bashkëbisedohet me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare, metodologjitë dhe vlerat që i përçohen nxënësve shqiptare, strategjitë e gabuara dhe mungesën e burimeve, politizimin e arsimit por dhe rrezikun që droga paraqet për fëmijët në shkolla.
Takimi mbahet në Hotel Rogner dhe do të jetë me regji.