Ngjarja e rëndë në Vaun e Dejës, 14 vjeçari ndërron jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

0
159

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Vaun e Dejës. Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 14-vjeçarit me inicialet E.A., ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here