Partia e Lirisë vijon të denoncojë fakte lidhur me aferën e infeneratorëve. Në një konferencë për mediet ditën e sotme deputeti Petrit Vasili së bashku me Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit kanë bërë publike fakte që lidhen me inceneratrët.
Shehaj tha se faktet kanë të bëjnë me tre kompani, të cilat kanë marrë kredi dhe garanci janë vënë paratë e popullit shqiptar.
Brisida Shehaj: Bëhet fjalë për tre kompani, e para kredimarrja që ka bërë kompania. Në datën 15 nëntor 2016 kompania merr një kredi 12.2 mln dollarë, por ajo që e bën edhe më të rëndë faktin është se dorëzani për ketë kredi është edhe kompania Albtek Energy, ajo që ka marrë ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Është e qartë si këto kompani janë palë të lidhura.
Kontrata tjetër është në 2019. Albtek Energy sërish, dhe e vetmja garanci qe kane këto kompani janë të ardhurat dhe kontratat koncesionare që kanë përfituara nga shteti shqiptar. Pra barra, pengjet, sekuestrimi kalon tek buxheti i shtetit shqiptar.
Kontratë kredie tjetër, në 2020, ku kanë marrë kredi duke u bazuar tek VKM per covidin me garanci sovrane për pagat e punonjësve. Kjo kompani nuk ishte në gjendje të paguante punëtorët, por duhet të merrte kredi dhe garanci janë paratë e popullit shqiptar
Shtator 2020, kompania ITS ne vendimin e asamblesë se ortakeve vendos të përfitoje nga riskedulimi i kredive për shkak të covidit përfiton bazuar urdhrit te kryeministrit dhe guvernatorit.
Pika dy, kredia që është marrë për pagat dhe pika 3 është miratimi për marrjen e një kredie prej 3 mln dollarë me afat 5 vjeçar për rimëkëmbjen e aktivitetit me garanci shtetërore sipas VKM 387 te 113 majit 2020.