“Propaganda për mbuluar vjedhjet nuk mjegullon dot të vërtetat”/ Meta i vë para Ramës faktet me zë e figurë për “Rrugën e Arbrit”

0
145

Rruga e Arbrit u përurua me daulle e tupana nga kryeministri Edi Rama ndërkohë që ajo që në realitet rruga ështe e degraduar. Ora News ka qenë atje për të sjellë realitetin dhe shqetësimin e banorëve që u duhet të kalojnë në këtë rrugë.

 

“Propaganda për të mbuluar vjedhjet me kostot e fryra dhe gropat e korrupsionit të pangopur nuk i mjegullon dot të vërtetat” shkruan edhe kryetari I Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke publikuar dhe dëshmitë që qytetarët dhanë për mikrofonin e Ora News.

“Hajdeni na mbushni gropat. Nuk besoj se do përfundojë për 50 vjet. Kjo ka 8 vjet që është nisur.  Kur të plakem unë po”.

“Kjo vetëm rrugë nuk është, kanal po. Po shkatërrojmë makinat. Është shumë e ngushtë, ka shumë lëvizje dhe është prishur shumë” thonë qytetarët.

Ndërtimi i rrugës 54 km që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet një kontrate koncesionare me kompaninë Gjoka Construction ka filluar në vitin 2018.

 

Më 2 gusht 2021 Ministrja e Infarstukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku njoftoi shtyrjen me 17 muaj të afatit të punimeve për Rrugën e Arbrit, një projekt koncensionar u kushton taksapaguesve rreth 40 miliard lekë osë 330 milion euro.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here