Floresha Rasha, e cila është riatdhesuar nga Siria, do të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posçme SPAK për të zbuluar se si kryhej rekrutimi i shtetasve shqiptarë për t’u bashkuar me ISIS.
Ajo tashmë është dërgur në një bazë sekrete.
Ajo ka thënë për hetuesit e SPAK se për të shkuar në Siri e bindi Genci Balla.
Më 27 tetor të 2020-ës Floresha dhe 3 fëmijët e saj prekën tokën shqiptare.
Ajo është marrë disa herë në pyetje, ndërsa është hetuar nëse ka qenë e përfshirë për 7 vite në Al-Hol në akte terrori apo jo. Ndërkohë, që ajo kishte dhe plagë në trup, ndërsa kur mbërriti në atdhe u transportua me barrelë.