Meta: Rritja marramendëse e çmimeve po thellon varfërinë duke kërcënuar seriozisht buxhetet familjare. Qeveria s’merr asnjë masë

0
154

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se rritja e çmimeve po thellon varfërinë në vend.

 

Meta denoncon edhe qëndrimin arrogant të qeverisë e cila nuk po i vjen në ndihmë konsumatorit familjar me politika sociale dhe ekonomike.

Postimi

Rritja marramendëse e çmimeve po thellon varfërinë duke kërcënuar seriozisht buxhetet familjare. Konsumatorët presin një tjetër rritje rekord të çmimeve, ndërkohë nga Qeveria asnjë masë nuk është parashikuar në ndihmë të tyre. Mosreagimi ndaj çmimeve spekulative nuk është në përputhje me interesin publik. Qytetarët meritojnë një Qeveri të përgjegjshme që miraton politika ekonomike vetëm në interes të tyre.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here