Debutim i hidhur për Vllazninë në sezonin e ri, Erzeni mposht kuqeblutë

0
185

Debutim i hidhur për Vllazninë në ndeshjen e parë të sezonit 2022-2023. Skuadra e Mirel Josës zhgënjen në Durrës përballë Erzenit që mes shumë halleve ka arritur të ndërtojë një skuadër konkurruese për Superioren.

Goli spektakolar i brazilianit Alan Rodriguez në minutën e 22 zhbllokoi sfidën e luajtur në “Niko Dovana” në praninë e shumë pak tifozëve. Një ndeshje e shëmtuar në pjesën e parë për shkodranët të cilët u zgjuan në të dytën por pa mundur të shënojnë për t’u larguar me të paktën 1 pikë nga transferta e vështirë.

Rastin e parë të vërtetë Vllaznia e krijoi rreth 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë ku aktivizimi i Vulajt në vend të Markut i dha frymëmarrje skuadrës. Sadiki 13 minuta nga fundi shpëtoi rezultatin për vendasit teksa i mohoi Çobës një gol pothuajse të sigurt duke e ndalkur topin në vijën fatale.

Humbje që më shumë se në klasifikimin e Vllaznisë mund të rëndojë në aspektin psikologjik të skuadrës shkodrane që pas shumë kohësh gjeti edhe Latifin titullar ndërsa Erzeni regjistron një fitore me peshë për llogaritë e sezonit që do të bëhen në fund.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here