Nuk ka paqe në Turqi/ 16 viktima dhe 29 të plagosur! Kamioni hyn në mes të turmës me njerëz

0
187

Një aksident tragjik, i ngjashëm me atë të paradites, ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Mardin të Turqisë. Për pasojë raportohen 16 viktima dhe 29 të plagosur, 8 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

 

Drejtuesi i një kamioni duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në mes të turmës së njerëzve që ndodheshin pranë karburantit. Ata kishin ndaluar për t’i dhënë ndihmën personave që ishin në 2 makina pasi ishin përplasur në atë rrugë.

 

Nga informacionet paraprake, mësohet se kamioni pësoi defekt me frenat gjë që solli edhe aksidentin. Mjeti doli nga rruga duke u përplasur me 2 automjetet e tjera dhe shkaktoi ngjarjen tragjike. Edhe në pamje duket se si turma e njerëzve, mes të cilëve edhe fëmijë bërtasin të tmerruar pasi kamioni hyn në mesin e tyre.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here