Vrasjet mafioze/ Balliu: Politika partnere me krimin, jeta e qytetarëve në rrezik nga përplasjet e bandave

0
165

Shefi i Organizimit të PD-së, Klevis Balliu është shprehur se vendi jonë është në një situatë dramatike.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Balliu tha se shkak për këtë është se qeveria ka shkatërruar hierarkinë institucionale të policisë së shtetit.

 

Klevis Balliu: Vendi është në një situatë dramatike. Arsyeja se përse pushteti i bandave dhe i krimit të organizuar sot është në rritje është pasi qeveria arriti të shkatërroj hierarkinë institucionale të policisë së shtetit. Një arsye themelore është bashkëpunimi i kësaj qeverie me krimin e organizuar, në veçanti në qytete si Durrësi, Tirana, Shkodra, Dibra, ku janë evidentuar grupe mafioze të njohura dhe eksponentë të lartë të krimit të organizuar.

Po ashtu ai tha se një problem tjetër në vendin tonë është inkriminimi i policisë vendore.

Klevis Balliu: Problemi në vendin tonë, lidhet me inkriminimin e policisë vendore. Sot policë të ndershëm të policisë së shtetit e kanë të pamundur të besojnë informacionin kolegëve të tyre. Ka plot raste që operacionet e policisë së shtetit dështojnë dhe arsyeja është dekonspirimi që bëhet nga brenda policisë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here