Nisur nga të dhënat e Institutit të Statistikave mbi tregtinë e jashtme për muajin korrik të këtij vitit televizioni Scan ka analizuar se si ka ndryshuar tregtia e jashtme me vendet e rajonit karahasuar me korrikun e nje viti më parë.
Nga të dhënat e përpunuara vihet re eksportet me Kosovën kanë vlerën më të lartë, por kanë pësuar rënie me 12.1% karasuar me të njejtën periudhë të një vitit më parë.
Ndër vendet e rajonit rënien më të madhë të eksporteve gjatë korrikut Shqipëria e ka pësuar me Serbinë deri në 41.1%.
Edhe me Maqedoninë e Veriut Shqipëri paraqet rënie të eksporteve me 4.9%.
Marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë me Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, sa i përket eksporteve në vlerë, paraqiten me rritje.
Eksportet me Bosnje Hercegovinën janë rritur me 33.4%, ndërsa me Malin e Zi janë rritur me 21.4%.
Por si paraqiten eksportet në volum me vendet e rajonit, krahasuar me korrikun e vitit 2021?
Nga shifrat e përpunuara bie në sy një rënie e eksporteve në volum pothuaj me të gjitha vendet e rajonin përveç Bosnje Hercegovinës, e cila ka pësuar rritje me 7.1%.
Scan gjithashtu ka analizuar edhe importet me vendet e rajonit sa i perket korrikut të këtij viti.
Sipas shifrave të tregtisë së jashtme Shqipëria ka regjistruar rritje të importeve në vlerë vetëm me Serbinë.
Gjatë korrikut eksportet me Serbinë kanë vlerën e 3.1 mld lekëve, ndërkohë që gjatë korrikut të një viti më parë vlera e eksporteve me Serbinë regjsiotrohej në 2.04 mld lekë.
Nëse do të flisnim për vendet e tjera të rajonit, Shqipëria regjistron rënie të importeve, ku me Kosovën rënia regjistrohet në 3%, ndërsa rënien më të madhe e regjistron me Bosnje Hercegovinën./ SCAN