Pas ngjarjes së djeshme, ku mbetën të bllokuar 7 turistë të huaj, Agjensia Kombëtare e Zonave të mbrojtura e ka ndaluar hyrjen Kanioni i Langaricës në Përmet pasi tashmë është bërë një burim rreziku për të gjithë vizitorët. Në këtë kanion u bllokuan dje shtatë turistë të huaj ku pesë turistë nga Polonia janë shpëtuar nga policia, ndërkohë që dy turistë gjermanë janë ende në shpellë. Shkak dyshohet se është bërë moti i keq pasi kjo pasdite është shoqëruar me reshje intensive në zonë, për pasojë ka dalë nga shtrati lumi i Langaricës.
Si rrjedhojë, në këtë zonë do të ndalohet hyrja për personat që nuk shoqërohen nga guida të liçensuara.