Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është ftuar sot të marrë pjesë, në inaugurimin e Teqesë në Homesh të Bulqizës ku të pranishëm janë përfaqësues të nderuar nga komunitetit bektashi dhe biznesmeni i mirënjohur shqiptar në Itali, z. Shpend Ndreu.
Teqeja në Homesh u përfundua falë vullnetit të mirë dhe dëshirës së donatorit Shpend Ndreu.
Znj. Dashurie Dema-Ndreu, e ëma e donatorit Shpend Ndreu, iu uroi mirëseardhjen të gjithëve dhe “të madhin Zot” që i dha forcën dhe zemrën e madhe të bamirësisë, djalit tim.
Nuk është ky i pari rast që djali im t’i bëjë mirë gjithkujt.
Jam krenare me ty, bir, me tri fëmijët e mi jam krenare që punojnë e jetojnë me djersën e ballit.
Kam një falënderim të veçantë për dy Baballarët që kanë ardhur për inagurimin e një teqeje që ka shkëlqyer në këtë fshat të bukur, fshat i vendlindjes ime.
Një falënderim të veçantë për Dr. Berishën, njeriu i fesë, njeriu i dijes dhe qofsh i nderuar që ke ardhur këtu mes nesh, ke marrë një rrugë të lodhshme e të mundimshme, por na ke nderuar. Ju falënderoj z. Berisha!
I falënderoj të gjithë ata që e kanë mbështetur djalin prej dy muajsh dhe ja që doli me sukses.
E gëzofshi teqenë, të gjithë ju, bashkëfshatarët e mi, dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve.”
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE