Meta: Boll bedela ka futur në burg Edi Rama, tani e ka radhën vetë

0
144

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi nga kampi i të rinjve në Jalë se ora e llogaridhënies së qeverisë së korruptuar të Edi Ramës po afrohet. Meta shtoi se tashmë është koha e Edi Ramës për të shkuar në burg.

“Boll bedela ka futur në burg Edi Rama, tani e ka radhën vetë ai. Partia e Lirisë është partia e rinisë.”-tha Meta.

Më tej ish-Presidenti Ilir Meta u shpreh se i ka bërë thirrje punonjësve të administratës që mos të firmosin dokumente në kundërshtim me ligjin.

Sakaq, ai theksoi se nga 25 korriku kur i përfundoi mandati i kreut të shtetit, ka hyrë në një rrugë pa kthim kundër tradhtarëve.

“Më 25 korrik në kemi hyrë në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve. Le të fillojmë pas këtij kampi të mrekullueshëm në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Qeveria e drogës është duke ikur, qeveria e rinisë dhe e Shqipërisë do vijë shumë shpejt.”-tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here