Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu me një postim në Facebook ka akuzuar qeverinë se po grabit pronën private dhe biznesin e qytetarëve.
Duke iu referuar rastit të shembjes së një biznesi privat që operonte prej 20 vitesh në Tiranë, që ishte në pritje të shqyrtimit të dosjes së legalizimit, Balliu nënvizon se “Rama është i vendosur të vjedh gjithçka.
Postimi i Balliut:
GRABITJE, VJEDHJE, KORRUPSION I PRONËS DHE PASURISË SË QYTETARËVE NGA QEVERIA RAMA
Edi Rama ka vendosur të vjedhë gjithçka në këtë vend, pa u ndalur përballë shkeljes së ligjit dhe shkeljes të qytetarëve.
Një tjetër akt kriminal vjedhjeje po ndodh në Tiranë me urdhër të pushtetarëve, ku prona dhe pasuria e një jete është shkatërruar dhe grabitur.
Ditën për diell, sot një biznes është shkatërruar në shkelje të ligjit dhe pa asnjë lajmërim paraprak nën dhunën e pushtetit të inkriminuar.
Një biznes 20 vjeçar, dosja e legalizimit të së cilit ishte ende në sirtarët shtetit është shembur dhe grabitur sot.
“Inspektorë të IKMT-së pa asnjë njoftim paraprak, në mënyrë të befasishme dhe në kundërshtim me ligjin, janë paraqitur pranë objektit me pretendimet që do të prishin këtë objekt bazuar në Vendimet Nr. 238 dhe Nr. 239 të datës 09.05.2022.
Sot, IKMT është paraqitur në objekt dhe ka prishur objektin së bashki me të gjithë mallin e ndodhur brenda, të cilat tejkalojnë vlerat e 80,000,000 lekë”-deklaron denoncuesi.
Urdhëruesit e këtij akti mafioz duhet të shkojnë dhe përballen me drejtësinë.
VJEDHJA dhe GRABITJA e pronës nga pushteti duhet ndalur.