Të mos harrojmë!

0
146

Nga Isuf Çelaj/

23 gushti është Dita Europine e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totatlitare&autoritare, dhe askush më shumë se ne shqiptarët duhet të kujtojnë atë që diktatura komuniste me regjimin e sajë totalitar për 50 vite u shkakëtojë:

59 mijë shqiptarë të interniar në kampet e tjerrëshme të punës së detyruar,

34 mijë shqiptarë të dënuar në burgjet famëkeqe të komunizmit, ku 308 prej tyre nga torturat çnjerëzore kaluan në çmendinë,

6027 shqiptarë të vrarë e pushkatuar nga regjimi komunist ku një pjese nuk u dihen as varret,

Sot edhe pse kanë kaluar 31 vite nga shëmbja e atijë regjimi gjakatar nuk është kërkuar falje dhe as nuk ka asnjë shënjë pendese për gjithë dëmet e tragjeditë e shkaktuara nga makineria vrastare e Sigurimit famëkeq të shtetit dhe aktorët kryesor e persekutorët komunistë,

Nuk ka akoma një monumet Simbol të përkujtimit të këtyre viktimave,ndërkohë që rrugët e sheshet e vendit janë të mbushura me emra e statuja të atyre që shkaktuan këto tragjedi e vuajtje,

Sot bijtë e etërve që qeverisin vendin krenohen me ato që etërit e tyre u shkaktuan kësaj shtrese duke u mburrur se janë krenar me ata se kanë qenë në anën e duhur të historisë!!!!

Nëse do harrojmë dhe nëse nuk do të shprehim me veprime konkrete pendesë për ato që regjimi komunist na shkakëtoj mundësia për tu përseritur është duke u sjellur si fantazmë më shumë se kurrë edhe sot!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here