“Gazetari austriak më ka dhënë dokumente për Metën”/ Çfarë deklaronte Halit Valteri pasi kallëzoi Metën në SPAK

0
142

SPAK ka bërë me dije zyrtarisht se ish Presidenti Ilir Meta, po hetohet pas një kallëzimi të bërë nga ish deputeti Halit Valteri.

Valteri e ka kallëzuar Metën në SPAK në qeshor të këtij viti.

” Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore. institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj”, deklaronte Valteri.

Gjatë një interviste në TCH, Valteri deklaronte se një gazetar austriak i ka dërguar dokumente për Metën.

“Jam kontaktuar nga një gazetar austriak dy javët e fundit, që më ka nisur me e-mail disa dokumenta për presidentin e vendit. Ai gazetari e kishte parë dhe investiguar të gjithë dy-vjeçarin e fundit ku kisha pasur akuza drejtpërdrejtë për Metën.

Vendosa të çoj këtë kallëzim në SPAK pasi ka mjaftueshëm materiale për të treguar këtë histori të shëmtuar. Flasim për 700 mijë euro të paguara për të bërë dy fotografi. Meta është personi më i korruptuar në pushtet. Gjithë kohës ka pasur Ministritë e tij me tendera me korrupsion.

Ky nuk është denoncimi im i vetëm në SPAK. Kam denoncuar edhe ministrin e brendshëm për uniformat e shtetit dhe sot janë para drejtësisë disa persona që kanë marrë rryshfet. Sa i përket bindjes time, kemi parë që politikanët akuzohen sa herë ka fushata elektorale por asnjë nuk ka quar në hetim paraardhësin e tij. Ka ardhur koha që të gjithë të bëjmë diçka për vendin tonë”, deklaronte ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here