Shkresa e Krajës/ SPAK vihet në lëvizje nga Halit Valteri por jo nga inceneratorët

0
182

Kreu i SPAK Arben Kraja i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në kërkesën e SPAK, thuhet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar po kryen hetime ndaj ish-presidentit në funksion të një procedimi penal me nr. 122.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022.

Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të dorëzuar nga ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Metaj (Meta)” thuhet në kërkesën e firmosur nga Arben Kraja.

 

Ndërkohë në një reagim të SPAK thuhet:

Nisur nga interesimi i shumë gazetarëve pranë SPAK, lidhur me një kërkesë që spak i ka drejtuar KQZ, sqarojmë se ajo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Nuk kemi ndonjë informacion tjetër për të dhënë. Hetimet vazhdojnë.

Pra duket qartë se spak nuk është aspak komode me kembenguljen e ish presidentit Meta dhe Partisë së Lirisë mbi denoncimin e aferës së inceneratoreve

Ndërkohë absurdi i SPAK del edhe diku tjetër,  me një shkresë drejtuar gjendjes civile  ku i kërkohet të dijë nëse Ilir Meta ka ndryshuar emrin.

Dhe është e shpjegueshme që letra drejtuar gjendjes civile duket se vjen pas paralajmerimit të kryetarit të PL se do padisë autoritetin e dosjeve për falsifikim dhe shkelje të ligjit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here