Një aksident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Dimal-Lushnje pranë rrethrrotullimit të Poshnjes.
Një mjet bujqësor është përplasur me një furgon tip Citron me targa të huaja. Si pasojë e përplasjes mjeti bujqësor është ndarë në dy pjesë në mes të rrugës.
Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi paraprak i policisë
Rreth orës 11:00, në fshatin Poshnje, në aksin rrugor “Poshnje – Berat”, shtetasi G. R., 72 vjeç, duke drejtuar një automjet (traktor) është përplasur me një automjet (furgon), me drejtues shtetasin Q. A., 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.
Agjentët verifikues të Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative.