Braimllari: Veliaj i inceneratorit jep nënshtetësi për të huajt dhe shfarros popullin shqiptar nga trojet e tij

0
150

Nga Endrit Braimllari

Veliaj i inceneratorit jep nënshtetësi për të huajt dhe shfarros popullin shqiptar nga trojet e tij.
Janë të pakten 20 persona çdo muaj që marrin pasaportën shqiptare.
Veliaj i inceneratorit thotë se vendi është bërë super atraktiv për të huajt aq sa kërkojnë të bëhen shqiptarë.
Ai nuk thotë që kërkuesit për tu pajisur me nënshtetesi shqiptare vijnë nga Siria, që janë në luftë civile dhe ikin nga Asadi dhe tmerret e luftës.
Të tjerë shtetas që marrin nënshtetësi shqiptare vijnë nga Venezuala që është një vend nën sanksione të ashpra dhe nga vendet më të varfra të botës.

Është e qartë që kemi të bëjme me një strategji për të manipuluar zgjedhjet lokale duke importuar popullsi të nënshtrueshme me njerëz që vijnë nga zona në konflikt, luftë civile ose probleme sociale të tmerrshme.

Nderkohë sipas Eurostatit vetëm për 5 muaj ka 960 kërkesa në muaj për azil nga shqiptarët.

Veliaj i inceneratorit përgjigjen do ta marrë nga populli i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë që do t’i japi fund këtij sistemi dhe do ta çojnë përpara drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here