Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se kryeministri Edi Rama po i bën shantazh SPAK-ut duke sjellë në vëmendje deklaratën e kreut të qeverisë i cili thoshte se Prokuroria e Posaçme është krijuar nga Partia Socialiste.
Në një intervistë për Euronews, Meta tha nuk ka frikë nga drejtësia, ndërsa shtoi se se krimet më të mëdha Rama i ka bërë duke spekuluar me SHBA-në.
Çfarë i thotë Rama-SPAK-ut, ju jeni krijesa të PS-së, ne ju bëjmë dhe ju zhbëjmë. Këto muhabete më tha kështu jo ashtu, nuk kanë vlerë me mua. Unë jam ai politikan që nuk kam frikë nga drejtësia. Nëse SPAK do të prodhojmë lajme vere nga mediat e Rilindjes që paguhen nga inceneratorët, mund të japim dhe të gjithë emrat e mediave dhe gazetarëve që marrin lekë nga inceneratorëve.
Mendoj që Edi Rama, mashtrimet më të mëdha në Shqipëri, krimet më të mëdha i ka bërë duke spekuluar me SHBA-në. Është shkelës i ligjeve amerikane. Kjo vërtetohet me zotin Bilal në Amerikë i cili ka bërë burg. Ky ka shpëtuar me një marrëveshje bashkëpunimi. Se çfarë thotë Edi Rama, janë përralla. Ne dimë që do të vazhdojmë revolucionin antikorrupsion. Edhe ata që janë përpara drejtësisë, janë të bëra nga Ilir Meta me fakte, prova dhe numra llogarie. Gjithë të tjerat, SPAKu dhe të tjerët janë të vonuar. Ky vonim krijon një problem të madh”, pohoi ai.