Të fiksuar pas Leao-s, Chelsea trazon “djallin”, gati të thyejë “murin” e Milanit

0
180

Chelsea vijon përpjekjet për të gjetur një sulmues. Në garë me kohën, blutë po bëjnë gjithçka për të plotësuar këtë dëshirë të trajnerit Tuchel, për këtë arsye janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë të madhe ekonomike.

Rafael Leao mbetet objektivi numër një, një futbollist që trajneri Tuchel e pëlqen shumë. Pavarësisht se portugez paraqet një tratativë shumë të ndërlikuar në çdo aspekt, drejtuesit e klubit londinez kanë ngarkuar me punë Jorge Mendez, agjentin e Leao-s, pasi deri më tani në dyert e Milan nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare.

Sipas La Gazzetta dello Sport: Chelsea është gati të paguaj klauzolën e tij të largimit, 150 milionë euro, (120 do të përfitonte Milan) por për momentin gjithçka mbetet pezull pasi lojtari preferon të qëndrojë te Milan. Në të njëjtën kohë, Chelsea ka dhe alternativa të tjera si Aubameyang.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here