Blogerja shqiptare skandalizon me videon, ironizon fëmijët jetimë: Çfarë vizatojnë kur ju thonë të bëjnë një shtëpi?! ( më pas pendohet dhe e fshin)

0
279

Dea Mishel Hoxha, e njohur fillimisht nga një serial televiziv si “vajza e lezetshme si Barbie”, është bërë një blogere e madje ka filluar bën dhe humor në rrjetet sociale.

Së fundmi, Dea Michel ka publikuar një video në rrjetin social Tik Tik, me një pyetje që duket se “e shqetëson” dhe ajo e thotë me humor, por në fakt është tepër prekëse dhe e rëndë për një kategori tjetër sociale që ndryshe nga “barbie”, nuk i kanë familjarët për shumë arsye.

“Fëmijët jetim kur ju kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion?!”, pyet e reja pa a shumë e reja në video, teksa nuk ndal dot të qeshurën gjatë gjithë kohës. Nga reagimet e shumta në rrjet video është fshirë nga blogerja.

Në Shqipëri ka shumë fëmijë jetim, të cilët nuk duhet të përbuzen për një jetë që nuk e kanë zgjedhur vetë, sepse dhe ata do të donin të ishte si të gjithë ne; të kishin një nënë e një baba që t’i priste pas shkolle, në darkë, t’i përkëdhelte në mëngjes, të luanin me vëllezërit dhe motrat.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here