Ervis Martinaj është parë për herë të fundit mbrëmjen e 25 gushtit në një hotel me 5 yje në Durrës, ndërkohë që makina që shoqëronte atë është fiksuar nga kamerat e sigurisë edhe dy ditë të tjerë nëpër qytet dhe më pas është zhdukur.
Më herët abcnews.al raportoi se Martinaj ishte shoqëruar nga pjestari i Forcave Operacionale, Jeton Lami, i cili kishte bërë në emrin e tij prenotimin e dhomës ku do të qendronte Martinaj. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala tha sot në Euronews, se Martinaj ishte i shoqëruar në atë hotel edhe nga një vajzë, një personazh shumë i njohur publik në Shqipëri. Sipas gazetares, Martinaj dhe vajza që e shoqëronte kishin një lidhje intime bashkë.
“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, tregoi gazetarja.