Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema shpallet lojtari i vitit 2022 i UEFA-s, çmimi që rivalizon Topin e Artë.
Champions League, në Stamboll hidhet shorti, Bayern, Inter, Barca në grupin e “ferrit”. Ja grupet
Lojtari francez arriti të linte pas gjithë kundërshtarët duke përvetësuar trofeun “antipastë” të Topit të Artë. Courtouis dhe De Bruyne mbyllën podiumin. Benzema e kompletoi sezonin me trofeun e La Ligas dhe Champions League ku shënoi 15 gola.
Real Madrid dominoi ceremoninë e çmimeve individuale të UEFA-s pasi Carlo Ancelotti u shpall “Trajneri i vitit”.