Ish-Presidenti Ilir Meta i ka përshëndetur shqiptarët sot nga Vunoi. “Të dashur miq, nga Vunoi, parajsa e rivierës shqiptare, ju uroj një fundjavë të mbarë të gjithëve!” shkruan Meta në foton bashkëngjitur.
Këto ditë, pavarësisht se në dukje Meta po qendron për pushime në bregdetin e jugut, kanë qënë tepër intensive dhe të mbingarkuara për të, pasi ai iu është përgjigjur me ashpërsi dhe me denoncime të përditshme nëpërmjet mediave, sulmeve të kryeministrit Rama që synojnë ta godasin dhe të bllokojnë aksionin opozitar që Meta ka nisur si kryetar i Partisë së Lirisë.