Strazimiri: Në Shqipërinë e ‘Mekes’, nuk ka vend për borgjezin Schwarz!

0
181

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka ironizuar shkarkimin nga puna të Edvin Schwarz nga presidenti Bajram Bagaj, me gjoja arsyen se nuk e ka të njësuar diplomën e tij pasi e ka mbaruar në ShBA.

Strazimiri ka sjellë një histori partizanësh pasi erdhën në pushtet në vitin 1944, ku ‘Mekja’, pushoi nga puna një ekonomist, me motivacionin “nuk shkon në kursin e analfabetizmit në lagjen ku banon”.

‘Fakti që ai i varfri thoshte “zotëri, jam doktoruar për ekonomi në Vjenë…”, nuk i pinte ujë…”, shkruan Strazimiri në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Shqipërinë e “Mekes”, nuk ka vend për borgjezin Schëarz!

Kjo historia e pushimit nga puna të Edëin Schëarzit, bashkëpunëtorit, ndihmësit, këshilltarit të 4 Presidentëve, se “Partia” sapo qënkësh kujtuar se nuk i paskësh njehsuar ende diplomën amerikane, është tipike e “Meke partizanit”.

Në 1944, “Mekja” pushoi nga puna një ekonomist, me motivacionin “nuk shkon në kursin e analfabetizmit në lagjen ku banon”…

Fakti që ai i varfri thoshte “zotëri, jam doktoruar për ekonomi në Vjenë…”, nuk i pinte ujë…

“Ore borgjez, lëri këto dëngla! Kursin e analfabetizmit e ke bërë? Jo! Ik qërrohu dhe pa sjellë letrën e kursit nga shokët e Partisë në lagje mos u duk më”, ishte përgjigja e Meke morracakut…?‍♂️

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here