Sherri për një femër, 37 vjeçari goditet me shishe në kokë në Ksamil

0
168

E. Myrtiri, nga Tirana është 37-vjeçari që mbeti i plagosur pas sherrit të ndodhur në Ksamil.

Mësohet se Myrtiri është goditur me shishe në kokë. Dyshohet se konflikti me shtetasin Gentjan Zikollari, ka nisur për një femër.

Ai ka shkuar në spitalin e Sarandës ku edhe ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është larguar.

Njoftimi: Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here