Berisha: Ramës i intereson vetëm xhepi i tij, po e shndërrom portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij

0
110

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Sali Berisha

Në shekuj dhe mijëvjeçare Porti i Durrësit i ka dhënë Shqipërisë, rolin më të rëndësishëm dhe strategjik në rajon, përcaktohet nga Komisioni i Transportit të BE, së bashku me Portin e Tivarit, si njërin nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE-në, çka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire.
Edi Rama, pa asnjë konsultë paraprake, me qytetarët e Durrësit, me grupe interesi dhe asnjeri tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij. Defakto po e shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij.
Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigante në Europë.
Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv, antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësojnë mbi 1 milionë metër katror truall për ndërtime, baras kjo me rreth 3 miliardë euro.
Në këtë aferë, me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorozimin e Shqipërisë dhe rolit të saj strategjik në transportin e BE dhe NATO, Edi Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij, investime prej 2 miliardë eurosh në marinën turistike.
Njeriu që ka marrë përsipër këtë investim, parashikonte një investim prej 4 miliardë eurosh në Serbi, dhe përfundoi me një investim prej 20 milionë eurosh.
Atje prapa tij qëndron Aleksandër Vuçiç, këtu qëndron Edi Rama.
Dëmi është i pallogaritshëm, sepse me këtë lëvizje, taksapaguesit shqiptarë gjobiten me një së paku 1 miliard euro, që sipër Edi Ramës do përdoren për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano.
Po të kemi parasysh që ky ndërtim kërkon të paktën 1 dekadë për tu kompletuar, po të kemi parasysh postimin e portit të Vlorës, kostoja e transportit të mallrave për në Shqipëri, nga Tivari i Malit të Zi, rritet në mënyrë të ndjeshme. Pra një gjobë e re për taksapaguesit shqiptarë.
Me këtë rast denoncoj edhe njëherë publikisht këtë aferë korruptive të përmasave të papara.
I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I bëj thirrje BE-së për të ndaluar këtë aferë korruptive dhe të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbetet, port strategjik kryesor i Shqipërisë, i rajonit dhe BE-së në rajon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here