Boçi: Bordello shtet, Rama rriti çmimin e naftës për të zhvatur emigrantët e qytetarët!

0
158

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar në rrjete sociale për rritjen e çmimit të naftës nga kryeministri Edi Rama.

Boçi shprehet se arsyeja pse kryeministri Rama rriti çmimin e naftës është qëllimi për të grabitur emigrantët pasi kërkesa për karburant në këtë periudhë është dyfishuar.

Ndër të tjera Boçi thekson se përfitojnë qeveritarët dhe bosat e PPP-ve. Sakaq, nënkryetari i PD deklaron se ata që zhvaten e grabiten janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe qytetarët e thjeshtë.

Statusi
ÇMIM PËR TË ZHVATUR EMIGRANTËT E QYTETARËT

Ka një arsye themelore që çmimi i naftës në Shqipëri rritet e nuk u ul asnjëherë, përkundrejt rënies së tij në bursa.

Arsyeja është sa e thjeshtë aq dhe kanibaleske.

Kjo është periudha kur sasia e mjeteve në qarkullim dyfishohet dhe kërkesa për karburant gjithashtu, sepse emigrantët e shumtë kthehen në vendlindje dhe me pushime.

Grabitqari këtë rast pret për të sulmuar prenë e vet. Rama këtë ka pritur për të rrjepur emigrantët e qytetarët!

E shndërron sentimentin njerëzor të mallit për vendin, në mall për fitimin e vet marramendës. Me keq se e turpshme!

Kështu biznesi i tij qeverisës, arkëton miliona euro nga xhepat e njerëzve që i kanë me djersë e gjak, por që dihet si përfundojnë.
Përfundojnë në llogaritë e qeveritarëve dhe “bosave” të PPP-ve.

Ndërkohë oligarkët e karburanteve marrin pjesën e tyre me një fitim marramendës. Ndërsa ata që zhvaten, grabiten më shumë me borde e pa borde, janë ata që nuk firmosin në asnjë bordero të bordellos-shtet, emigrantët patriotë dhe çdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here