Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në edicionin e lajmeve në ABC, foli në lidhje me zhdukjen e mistershme e Ervis Martinajt, i cili kërkohet nga SPAK në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, Ervis Martinaj ka qenë një nga personazhet me të rëndësishëm në këtë vend në botën e botës së krimit.
Hoxha ka shtuar se, Vis Martinaj ka bërë një “revolucion në botën e krimit të organizuar”, për shkak se ai bëri një kombinim të krimit, biznesit, dhe politikës.
Sipas Hoxhës, Ervis Martinaj i vuri institucionet në shërbim të krimit të organizuar, pasi arriti të korruptonte figura të rangut të lartë.
“Ervis Martinaj, prishi kufijtë se ku fillonte biznesi dhe se ku mbaronte. Ishte personi që prishi kufijtë se ku fillonte politika dhe ku mbaronte. Krijoji infrastrukturë dhe evoluimin e botës së krimit në Shqipëri” tha Artan Hoxha.