Përbën rrezik për një aksident katastrofik, Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shpërthimet në termocentralit bërthamor

0
181

Autoritetet e emëruara nga Rusia në qytetin ukrainas të Enerhodar akuzuan sot trupat ukrainase për ribombardimin e zonës pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Zyrtarët e qytetit thanë se dy predha shpërthyen pranë një ndërtese në termocentralin bërthamor ku ruhet karburanti, shtoi agjencia.

Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin për bombardimet në zonën e termocentralit bërthamor që ndodhet pranë qytetit Enerhodar në lumin Dnieper, gjë që rrit rrezikun e një aksidenti katastrofik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here