Përdhunimi i 11 vjeçares nga 5 persona, drejtori i Policisë së Kosovës jep dorëheqjen!

0
331

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen pas përdhunimit të një vajze 11 vjeçe nga pesë persona. Lajmin e jep ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili thotë se e ka pranuar kërkesën.

 

Sveçla ka bërë të ditur se kërkesa e Mehmetit vjen pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale. Kërkesa është pranuar dhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka emëruar në vend të Mehmetit zv.drejtorin Fehmi Hoti.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

 

Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, shkruan Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Kosovës.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here