Dibra kundër Skavicës: Të korruptuar! Sa vlen kur dëbohen 20 mijë banorë?!

0
158

Intelektualë të shquar dhe kryesisht ata dibranë janë ngritur në një protestë të shndërruar në lëvizje popullore tashmë kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës. Një peticion që po shpërndahet gjerësisht “Jo Skavicës”, po mbledh qindra firma dita –ditës.

Kuvendi i Protestës së Dibranëve u mblodh sot Ura e Lushës në Fushë Alie të Dibrës për të ngritur zërin kundër dëbimit të 20 mijë banorëve nga fshatrat që do të përmbyten nga Skavica dhe të gati 16 mijë ha tokë.

Prof. Sazan Guri u ftua si luftëtari më i paepur në këtë protestë që po vazhdon këtë paradite të enjtes dhe e shpjegoi qartë arsyen pse jo thjesht dibranët, por gjithë shqiptarët duhet të ngrihen kundër ndërtimit të Skavicës.

“Të dashur qytetarë dibranë! – thirri Guri me megafon. – Kjo nuk është betejë, as luftë, por kauzë e shenjtë ku secili nga ne t’i lutet Zotit të bëjë bashkimin me veten dhe të tjerët për këtë betejë të fuqishme që kemi përpara.

Nuk është çështje dhe kauzë e vetëm dibranëve, por e gjithë shqiptarëve, ndaj neve na duhet ë bindim edhe ata në qeveri, politikë, këshill bashkiak a kudo që të kenë atë mendim që ndajmë së bashku se Skavica nuk ndikon aspak në atë që quhet përmbytje në rrjedhjen e kaskadave të Drinit, sepse Drini është një prurje konstante që qeveriset nga natyra, me liqenin e Ohrit plus edhe një apo dy liqene të tjera që janë në Dibër të Madhe.

Boll më që atë që nuk e bëri serbi dhe ju e ndaluat (gjyshërit tuaj) dhe ta bëjnë këta të korruptuarit dhe bashibozukët e sotëm!

Doja të thosha se këtu bëhet që të largohen jo pak, por 20 mijë banorë; këtu bëhet që të përmbyten 16 mijë ha, që do të thotë 40 ha për një megavat! Kur një megavat duhet të përmbytë të paktën dhjetë ha që të jetë i barabasvlershëm me prodhimin që bën toka bujqësore e ndërkohë mbyt katër a pesë herë më tepër, një megavat që toka prodhon, me këto përmbytje, unë e blej energjinë diku tjetër në vend, gjetkë, plus që Shqipëria ka 1200 HEC-e,” theksoi Sazan Guri.

Dhjetëra intelektualë e banorë e morën fjalën në vazhdim.

Ideja per Hec Skavica ka nisur që në vitin 1957 dhe është miratuar nga qeveria e kohës me VKM në v.1961. Por, në finale rezulton se ky projekt, edhe përse kanë kaluar rreth 60-vjet nuk është zbatuar.

Sepse zhduken rreth 33-35 fshatra dhe se përveç përmbytjes së 35 fshatrave do të izolojë po ashtu mbi 100 fshatra të tjerë. Kjo digë kaq e lartë ( sipas te dhenave te publikuara nga KESH, diga ndoshta do të jetë 147 metra e lart) do të ndajë luginën e Drinit të Zi në dy pjesë; në lindje dhe në perëndim, duke vështirësuar lidhjen mes tyre. Sepse ndërtimi i Skavicës do të shpërngulë afro 15-20 mijë banorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here